Ramiz Lladrovci: Studentët do të dëshmojnë edhe një herë se askush nuk mund ta përbuzë gjuhën shqipe
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dalur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që pritet të mbahen më 18 Maj në Shkup. Lladrovcin thekson se:
“Studentët, në historinë tonë të re, nga viti 1968, 1981 e deri te UÇK-ja, kanë qenë aktorët thelbësorë për të drejtat e shqiptarëve kudo jetojnë. Studentët shqiptarë në Shkup, më 18 Maj, do të dëshmojnë edhe një herë se askush nuk mund ta përbuzë gjuhën shqipe as të largojë shqiptarët nga të drejtat themelore, përdorimi i gjuhës amtare. Ligji për përdorimin e shqipes është dhe duhet të zbatohet. Gjuha shqipe është identitet, studentët në Shkup dhe kudo jetojnë shqiptarët, kurrë nuk janë vetëm!”