Rami Mislimi nis fushatën: “Thuaj JAM SHQIPTAR”

Rami Mislimi nis fushatën: “Thuaj JAM SHQIPTAR”

Gazetari i portalit TS, Rami Mislimi, ka nisur fushatën “Thuaj JAM SHQIPTAR”, pas reagimeve të shumta që shpërthyen në opinion lidhur me mosintonimin e himnit kombëtar shqiptar në kongresin e VLEN-it.
Përmes një videoje me mesazhin “Kur të pyesin, thuaj jam shqiptar”,

Mislimi ka përcjellë një thirrje emocionale dhe patriotike për shqiptarët, duke theksuar krenarinë kombëtare dhe identitetin shqiptar.

“Kur tët pyesin thuaj jam “SHQIPTAR”

Të jesh shqiptar do të thotë të mbash në zemër historinë e një kombi që nuk u dorëzua kurrë.

Do të thotë të krenohesh me gjuhën, flamurin, traditën dhe gjakun e dëshmorëve që sakrifikuan gjithçka që ne sot të themi lirshëm: JAM SHQIPTAR.

Të jesh shqiptar nuk është vetëm kombësi. Është ndjenjë, identitet, krenari dhe përgjegjësi.

Është të mos harrosh rrënjët. Është të mos përkulesh para askujt për emrin tënd.

Është të ecësh me kokën lart, sepse i përket një kombi që mbijetoi shekuj me dinjitet.

Shqiptari mund të varfërohet, mund të sulmohet, mund të përçahet… por kurrë nuk zhduket.

Sepse shqiptari lind me zemër të fortë dhe me flamurin kuqezi në shpirt” ka shkruar Rami Mislimi.

Fushata ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe diasporë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo