Propozim në Parlament për rritjen e ndihmave sociale, a do të marr mbështetje?





Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar Propozim-ligji i ri për mbështetje financiare të kategorive të ndjeshme sociale, me qëllim zbutjen e efekteve të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe krizës ekonomike. Propozuesit e ligjit, një grup deputetësh nga opozita (si Venko Filipçe, Dimitar Kovaçevski, Fatmir Bytyqi, etj.), theksojnë se masat ekzistuese nuk mjaftojnë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve me të ardhura të ulëta.

Mbështetja financiare do të zgjasë tre muaj dhe do të paguhet në nivel mujor. Shfrytëzuesit e sigurisë sociale të të moshuarve, personat me aftësi të kufizuara, shfrytëzuesit e shtesës së posaçme dhe ata të ndihmës minimale të garantuar do të marrin nga 3.000 denarë në muaj. Për pensionistët, ndihma do të ndahet në disa nivele për ata që kanë pensione deri në 25.000 denarë, ndërsa familjet me pesë ose më shumë anëtarë me të ardhura të ulëta do të marrin 3.500 denarë në muaj. Gjithashtu, në këtë ligj përfshihen edhe viktimat e dhunës në familje.

Ky ligj parashikon një kosto totale prej 2.257.599.000 denarë nga Buxheti i Shtetit, mjetet e të cilit do të ndahen përmes Ministrisë së Politikës Sociale, Fondit të Sigurimit Pensionist dhe Ministrisë së Ekonomisë. Për shumicën e qytetarëve, pagesa do të bëhet në mënyrë automatike përmes bazës së të dhënave të institucioneve, ndërsa vetëm familjet me të ardhura të ulëta do të duhet të paraqesin kërkesë specifike pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. (INA)

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo