Profesori Selmani grisi në transmetim live vërtetimin e Jurisprudencës (VIDEO)





Profesori universitar Bashkim Selmani, gjatë një interviste në Alsat, ka grisur certifikatën e provimit të jurisprudencës në shenjë proteste dhe revolte personale ndaj, siç tha ai, degradimit të sistemit të drejtësisë dhe mosvlerësimit të dijes në vend. Derisa komentoi protestën e studentëve, Selmani deklaroi se për të kaluar provimin e jurisprudencës i janë dashur tre vite përgatitje, ndërsa shtoi se dokumenti nuk i ka shërbyer asnjëherë në karrierë. Profesori Selmani theksoi se në Maqedoni nuk vlerësohet dituria, por injoranca, ndërsa protestën e studentëve e cilësoi si një mesazh kundër kësaj dukurie.

“Mua më është dashur tre vite të mësoj ta jap këtë provim, tre vite, sa një fakultet ta përfundoni dhe tash edhe sa vite të tjera duhet ta ruaj. Tash, meqenëse nuk u zgjodha prokuror, nuk u zgjodha gjyqtar sepse ata i zgjidhnin…sepse subjektet politik kanë akredituar diploma, diploma cila është më e fuqishme ajo që aq sa ke miq në subjekte politike të caktuara. Prandaj ky dokument do të jetë në bazë të revoltës time personale që nuk e kam shfrytëzuar dhe nuk do ta shfrytëzoj asnjëherë, nuk do të kem asnjëherë nevojë për dituri. Sepse, në Maqedoni nuk vlen dituria por vlen thjeshtë injoranca dhe prandaj studentët I thonë ndal injorancës”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo