Privohen nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nëntë prej tyre kanë drejtuar pa patentë shoferi
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi (tre në rajonin e Prilepit dhe nga një në Zhelinë, në Gostivar, në rajonin e Kërçovës, në Kumanovë, në Shkup dhe në Dellçevë), dy kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit (Gjevgjeli dhe Shkup) dhe tre me ndalim aktiv për drejtim automjeti (Kërçovë, Kumanovë dhe Veles). Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt