
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se po punohet për një model që mund t’u sjellë qytetarëve energji elektrike më të lirë.
Sipas planit të projektuar, zgjidhjet e reja, të dakordësuara në konsultim me Komisionin Evropian, mund të mundësojnë një ulje të çmimit të energjisë elektrike me 5 deri në 10 për qind.
“Edhe pse tregu është liberalizuar, po bëjmë sqarime të mëtejshme në Ligjin e Energjisë. ESM nuk do të furnizojë më shumë se 70% të nevojave të furnizuesit nga 1 janari 2027. Qëllimi është të arrihet një çmim më i lirë dhe i qëndrueshëm”, paralajmëroi dje edhe kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e deputetëve pyetje ndaj Qeverisë.
Ai shpjegoi se konsumi i energjisë elektrike ndahet në periudha të ditës dhe vitit, me çmime të ndryshme në sezonin e dimrit dhe verës, si dhe gjatë ditës dhe natës, varësisht nga prodhimi nga burimet e rinovueshme.
“Duam të krijojmë një model që do të jetë një situatë fitimprurëse për të dyja palët – si për sistemin ashtu edhe për qytetarët. Në periudha të caktuara, energjia elektrike nga kapacitetet diellore është pothuajse në çmim zero ose edhe negativ”, theksoi ai.