Policia e gjeti shoferin që pas aksidentit me persona të lënduar në Radishan e braktisi vendin e ngjarjes





Sot (16.05.2026), nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese e kanë gjetur automjetin dhe personin e ndërlidhur me aksidentin rrugor që ndodhi më 15.05.2026 në rrugën „Radishanska“ në Shkup, në të cilin dy persona (këmbësorë) pësuan lëndime, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.

Automjeti „Fiat Punto“ me targa të Shkupit dhe shoferi I.P. (50) ishin gjetur në rrugën „Mak Dizdar“ në Shkup. Me shoferin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Shkup, me udhëzimet e të cilit automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo