Pa patentë në timon, policia sekuestron veturën në Tetovë





Në lagjen Drenovec-Poroj, policia ka ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, që drejtohej nga M.M. (25) nga Poroj.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ai voziste pa patentë shoferi.

“Shoferi është privuar nga liria për shkak të dyshimit për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është sekuestruar”, thuhet në raport.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo