Një vrasës pagesë nga Serbia arrestohet në Maqedoni? (FOTO)





Një burrë nga Serbia është arrestuar në rajonin e Shkupit me dyshimin për përgatitjen e një krimi të rëndë, me shumë mundësi një likuidim, shkruajnë mediat serbe, duke cituar Ministrinë e Brendshme serbe.

Aksioni u krye pas një shkëmbimi operativ afatgjatë informacioni midis Ministrive të Brendshme maqedonase dhe serbe.

I dyshuari S. M. (1984) u zbulua në një strehimore në Shkup. Gjatë kontrollit, policia gjeti një pistoletë “CZ”, municion, një thikë ushtarake, një uniformë taktike të zezë dhe një sasi të vogël marihuane.

Atij iu gjet edhe një letërnjoftim serb që i përkiste një personi tjetër.

Sipas hetimit, i dyshuari më parë kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe kishte hyrë në Maqedoni.

Policia dyshon se ai është dërguar me një detyrë specifike. Informacioni operativ tregon se 42-vjeçari është i lidhur me një grup të krimit të organizuar.

Hetuesit besojnë se S.M. po përgatiste një likuidim në Shkup.

Tani është duke u zhvilluar identifikimi i objektivit të mundshëm dhe personave që e ndihmuan gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni.

Një vrasës pagesë nga Serbia arrestohet në Maqedoni? (FOTO)

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo