Një ditë pas paralajmërimit të Toshkovskit, policia në aksion! Kapet 15-vjeçari që drejtonte motoçikletë me një rrotë!
Lidhur me një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet një person duke drejtuar skuterin vetëm me një rrotë dhe me një sjellje të tillë rrezikon sigurinë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë menjëherë masa dhe aktivitete për identifikimin e personit. njofton TS.
Pas veprimeve të ndërmarra, nga SPB Shtip është konstatuar se më 11.05.2026 rreth orës 21:00, në kryqëzimin mes rrugëve “Sremski Front” dhe “Boris Krajger” në Shtip, E.B. (15) nga Shtipi ka kryer vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, si dhe kundërvajtje në komunikacion në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Personi është gjetur dhe identifikuar, ndërsa ndaj tij po ndërmerren masat përkatëse ligjore në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të sillen me vetëdije dhe përgjegjësi dhe të mos kryejnë veprime të rrezikshme me të cilat rrezikohet siguria e tyre, si dhe siguria e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.