Nesër regjim i posaçëm i qarkullimit në Shkup





Të premten (29.05.2026), për shkak të festës fetare “Dita e të vdekurve”, nga Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të merren masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm të qarkullimit, me qëllim zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të tij.

“Përkatësisht, me fillim në orën 06:00, qarkullimi në drejtim të varrezave të qytetit “Butel” do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen në këtë itinerar: rruga “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Bocа Ivanova” dhe djathtas deri te hyrja e varrezave “Butel””.

“Për dalje nga varrezat, qarkullimi do të zhvillohet djathtas në rrugën “Bocа Ivanova” deri te rrethrrotullimi në rrugën “Butellska”, pastaj majtas në rrugën e njëjtë dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfulla””.

“Regjimi i posaçëm i qarkullimit do të vendoset edhe në varrezat “Kamnik”, si dhe në varrezat në Draçevë dhe në Gjorçe Petrov. Nëse vlerësohet e nevojshme, ky regjim mund të zbatohet edhe të shtunën dhe të dielën (30 dhe 31.05).Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët e përfshira nga ky regjim i posaçëm i qarkullimit”, thonë nga MPB.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo