E diela sportive sjell super derbin lokal në Ligën Komunale të Tetovës mes skuadrës nikoqire Lirija nga Zhelina dhe Kf Cetinska nga Tetova.
Xhiroja e 21 pritet të dhurojë një spektakël të vërtetë futbolli në Pollog, aty ku Lirija do të luftojë për vendin e dytë në tabelë, ndërsa skuadra Cetinska kërkon të dëshmojë pse është lidere e kampionatit deri në fund të sezonit.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në stadiumin e Zhelinës, me përkrahje të madhe nga tifozët vendas, mërgata dhe sponsorët që gjithmonë qëndrojnë pranë klubit.
Lirija synon fitoren e radhës para publikut të saj për të vazhduar garën drejt kreut të tabelës.
Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin sportiv “Sporti Sot” në YouTube, ku drejtuesit e klubit kanë bërë thirrje që të gjithë sportdashësit të ndjekin nga afër këtë derbi të madh lokal.
Skuadra e Cetinskës kryeson tabelën me 51 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra Lirija ndodhet në vendin e katërt me 43 pikë. Megjithatë, vendasit besojnë se tri pikët do të mbesin në stadiumin e Zhelinës për t’i dhuruar publikut një festë të futbollit.
Skuadra e Lirijës 10 gjiro nuk njeh as humbje as kundërshtar andaj nuk shpresohet njē ndeshje spektakulare nga stafi drejtues.
Edhe pse Cetinska mbetet favorite për titullin, kampionati ende nuk ka përfunduar. Në xhiron e fundit lideri pret si nikoqir ekipin e Sharit dhe diferenca mbetet vetëm 6 pikë. Futbolli gjithmonë sjell surpriza dhe kampioni i vërtetë do të vendoset vetëm pas fishkëllimës së fundit të referit në ndeshjen e fundit të kampionatit. ⚽🏆
Ndeshja do të zhvillohet ditën e diell me datë 24.05.2026 ora 13.00 në f.Zhelinë.