Në tremujorin e parë me autobus janë transportuar 9.348.000 udhëtarë





Në tremujorin e parë të vitit 2026, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 9.348.000 dhe është zvogëluar për 5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i udhëtarëve të transportuarn në transportin urban është zvogëluar për 4,7 për qind, në transportin periferik është zvogëluar për 8,8 për qind, ndërsa rritje ka në transportin mes qyteteve për 9,2 për qind dhe në transportin ndërkombëtar është rritur për 1,3 për qind.

Numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në tre mujorin e parë është 248.568.000 dhe është rritur për 0,3 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Në transportin urban është zvogëluar për 1,8 për qind, në transportin periferik për 8,0 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar për 0,4 për qind, në transportin mes qyteteve është rritur për 7,7 për qind.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo