Mushkonjat “pushtojnë” Urën e Gurit, qytetarët kërkojnë masa urgjente në Shkup





Ura e Gurit në Shkup është shndërruar në një sfidë për t’u kaluar, ndërsa qytetarët po gjejnë alternativa të ndryshme për t’u mbrojtur nga mushkonjat, të cilat së janë bërë një shqetësim më vete.

“Këto janë mënyrat me të cilat qytetarët po përpiqen të mbrohen nga mushkonjat të cilat së fundmi kanë pushtuar qendrën e Shkupit,” raportoi gazetari, Avni Tahiri.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemin e krijuar me mushkonjat në Shkup.

”Pengojnë si jo, ja të gjithë mundohen të mbrohen në mënyrat e tyre, dhe janë vetëm këtu tek ura e gurit në pjesën tjetër nuk ka,” tha një qytetar.

”Mizat pengojnë shumë, këtu a nuk ka ndërmarrje? – Qytetar.

”Sa e shoh u pengojnë mushkonjat?! Po, shumë, frikësohem mos më hyjnë në gojë,” – tha një qytetare.

Sipas njoftimit të fundit të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, spërkatja e fundit kundër insekteve është kryer vetëm para katër ditëve, ndërsa në njoftimin e tij, kryetari i Shkupit ka shkruar se aktiviteti i spërkatjes është pjesë e masave të rregullta për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e shfaqjes dhe përhapjes së mushkonjave në periudhën e ardhshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo