MPJ e Maqedonisë së Veriut: Dënojmë sulmet e reja të Rusisë ndaj Ukrainës





Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në rrjetet sociale, dënoi ashpër sulmet e fundit masive me raketa dhe dronë nga Rusia ndaj Ukrainës.

Në reagimin e saj, Ministria deklaron se sulmet u drejtuan ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të vendit, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën kritike.

“Ne dënojmë fuqimisht sulmet e fundit në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë nga Rusia kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë, përcjell “TV24”.

Nga Ministria përsëritin mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, mes sulmeve të vazhdueshme dhe përshkallëzimit të konfliktit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo