Mot me diell me temperatura deri në 32 gradë





Sipas sinoptikantëve, moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup, gjithashtu, pritet mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pritet erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Sipas paralajmërimeve, temperatura minimale do të zbres në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informuan se deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell në mëngjes, ndërsa pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të përforcuara. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mesatare – mbi 40 kilometra në orë. Të enjten do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të fuqishme. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shkarkime elektrike, erëra të përforcuara – mbi 60 kilometra në orë si dhe kushte për breshër.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo