Mos folni vetëmse kot apo formalishtë për Demokracinë por zbatone atë me të vërtetë në jetën e përditshme
Këtu te ne në rajonin e Ballkanit njerëzit shumë më leht e kanë të flasin për gjëra dhe tema të caktuara sesa të veprojnë konkretishtë dhe me të vërtetë për jetësimin e fjalëve të prezentuara. Do të thotë se nuk ka më lehtë sesa të flasësh dhe të mos veproshë fare. Ky është fenomen tani më i njohur në mesin tonë apo nuk është ndonjë risi. Kështuqë të gjithë thonë se janë shumë
të zotë e të zgjuar por asush nuk arrinë që ti dëshmon këto thënie me vepra e me veprime konkrete. Prandaj një është të thuash diçka e krejt tjetër është ta bëshë ate që e thua. Këtu në rajonin tonë gjithashtu të gjithë thuan se janë demokrat por askush nuk e zbaton këtë në jetën e përditshme. Edhe këtu në këtë çështje njerëzit kanë zgjedhur gjënë më të lehtë e ajo është vetëmse të thonë se janë demokrat. Por a janë me të vërtetë të tillë përgjigja është fatkeqsishtë Jo. Të jeshë demokrat nuk duhesh të jeshë vetëmse folës i mirë e i këndëshëm por duhesh të jeshë edhe zbatues apo dhe praktikues i mirë dhe konsekuent i saj. Lehtë është të flasësh bukur por shumë vështirë është të veprosh bukur. Tema apo diskursi për Demokracinë janë të ëmbla për tu folur si dhe për tu dëgjuar por këto duhet jetësuar në jetën e përditshme që të shikohen, ndjehen dhe të shijohen. Për të qenë Demokrat duhesh të jeshë i disciplinuar dhe i pjekur e kjo do të thotë i dëgjueshëm, i drejtë, i butë dhe i kuptueshëm. Duhet ta respektosh vetveten por gjithashtu duhesh ti respektosh edhe të tjerët. Më tej duhet jo vetëm tua dëgjoshë por edhe tua pranosh idetë, mendimet dhe konceptet njerëzve të tjerë. Gjithashtu duhet të
respektohen edhe dallimet e shumta që egzistojnë mes njerëzve në shoqëri. Kjo është demokracia të cilën e kanë krijuar njerëzit tolerant apo ata që njihen me epitetin demokratë. Ky epitet meritohet me pune, e me vepra të bëra konkrete e jo vetëmse kot me fjalë. Prandaj duhet njerëzit të ngriten dhe të formohen si qenie të shëndosha të realta dhe praktike e jo të mbeten në vend vetëmse duke folur kot. Unë shumicës së njerëzve sot ua kisha ndaluar që të flasin për gjëra që vetëmse i përmendin por që nuk i bëjnë. Këta njerëz nuk kanë të drejtë të fasin kot për tema dhe veprime që nuk i bëjnë apo dhe nuk i zbatojnë. E tillë është edhe puna me Demokracinë. Kjo është e tillë vetëmse nëse zbatohet, apo bëhet të dukshme si dhe nëse vyrtytytet dhe vlerat e saj janë të prekshme apo dhe që shijohen.