Mickoski nga Ohri: Kompania gjermane “Kostal” është një histori suksesi që e lëviz ekonominë maqedonase
Për mua paraqet një nder dhe kënaqësi të veçantë që sot е e kam mundësinë të drejtohem para jush në këtë jubile të rëndësishëm. Megjithatë, 10 vite, një dekadë është kohë e mjaftueshme që të kthehemi pas dhe të bëjmë një analizë për gjithçka që kemi realizuar gjatë këtyre 10 viteve këtu, në perlën maqedonase, unë do të thosha perlën evropiane dhe botërore – Ohri, si “Kostal-i” dhe si Qeveri e Maqedonisë.
Një dekadë është periudhë e mjaftueshme për të vlerësuar nëse kemi bërë mjaftueshëm, nëse kemi hapësirë të bëjmë edhe më shumë, së bashku, të themi dhe të bëjmë plane për të ndërtuar një të ardhme edhe më të suksesshme. Sepse sa më e suksesshme të jetë “Kostal-i” këtu tek ne në Ohër, në Maqedoni, aq më i suksesshëm do të jetë edhe shteti ynë dhe anasjelltas, sa më e pasur, më prosperuese dhe më e suksesshëm të jetë shteti, aq më i pasur dhe më prosperues do të jetë edhe investimi juaj. Megjithatë, gjatë këtyre 10 viteve janë realizuar aq shumë gjëra, sa që nëpërmjet shifrave duken vërtet mbresëlënëse.
Dhjetë vite, një dekadë, një nga folësit e mëparshëm tha se vetëm në 5 vitet e fundit nga 80.000.000 euro të ardhura, deri në 280.000.000 euro të ardhura që priten këtë vit, rezultat ekonomik jashtëzakonisht i rëndësishëm, por kjo është rezultat ekonomik jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për ekonominë maqedonase që merr pjesë drejtpërdrejt në PBB-në maqedonase. Të jeni në pesë kompanitë e para të cilat marrin pjesë me eksportin e tyre në PBB-në maqedonase është vërtet sukses i madh.
Unë në emër të Qeverisë dua të falënderoj për gjithçka që keni bërë gjatë kësaj dekade, gjatë këtyre 10 viteve. Më shumë se 1.300 të punësuar, nëse nuk gaboj ishin 1.340, mendoj se pronari e përmendi atë numër, të cilët janë këtu në kapacitetet prodhuese të “Kostal-it” në Ohër. Më shumë se 1.300 fate njerëzore, familje të cilat të ardhmen e tyre e shohin pikërisht këtu në “Kostal”.
Unë me të vërtetë do të doja edhe për këtë t’ju uroj sepse kjo paraqet një sukses të madh dhe të rëndësishëm, më shumë se 200.000.000 euro investime të cilat e bëjnë “Kostal-in” investimin më të madh gjerman tek ne në pjesën e industrisë automobilistike, gjithashtu vetvetiu është rezultat mbresëlënës. Kur gjithë këtë ta përmbledhim dhe kur ta analizojmë atëherë vijmë deri te një përfundim se ky investim paraqet për të gjithë ne frymëzim që të vazhdojmë së bashku në vitet që pasojnë, në periudhën që pason, të plotësohemi, të mbështetemi dhe pse jo pas disa vitesh nga sot në vend të 280.000.000 euro të ardhura të mos flasim për më shumë se 500.000.000 euro të ardhura. Diçka që duhet të paraqesë qëllimin tonë të përbashkët. Pse të mos flasim për më shumë se 2.000 të punësuar, pse të mos flasim për më shumë se 500.000.000 euro investime pikërisht këtu në perlën maqedonase, evropiane, botërore – Ohër dhe në Maqedoni si shtet.
Në emër të Qeverisë së Maqedonisë, dua t’ju uroj jubileun, të theksoj edhe një herë se qëndrojmë në dispozicion për gjithçka që ju e vlerësoni dhe mendoni se ne si Qeveri mund të ndihmojmë, sepse kjo është një rrugë dykahëshe. Ashtu siç thashë në vetë hyrjen, partneriteti është një rrugë dykahëshe, duhet të plotësohemi, duhet të ndihmohemi sepse vetëm në atë mënyrë edhe ju do të jeni më të suksesshëm dhe ekonomia maqedonase do të jetë më e suksesshme dhe qytetarët maqedonas do të jenë gjithashtu më të kënaqur
Dhe krejt në fund, do të doja të falënderoj menaxhmentin e “Kostal-it” këtu në Ohër, të falënderoj të punësuarit në kapacitetin prodhues këtu në Ohër dhe të dëshiroj edhe shumë investime të tilla dhe së bashku të gëzohemi edhe për shumë vite bashkëpunim të suksesshëm.
Ju faleminderit dhe Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe Zoti e bekoftë “Kostal-in”.