Mickoski: Kërçova po ndërtohet dhe po zhvillohet, po i përmbushim premtimet e dhëna para kërçovarëve
„Nga kjo që mund të shohim, bëhet fjalë për një agjendë mjaft ambicioze dhe jam i bindur se të gjitha këto projekte të nisura edhe do të përfundohen.
Unë do të doja të falënderoj kryetarin e komunës, natyrisht, për të gjithë atë që po bën bashkë me këshilltarët që e mbështesin në kuadër të Këshillit dhe administratës.
Pas shumë viteve stagnim, po shohim se po fillojnë të vërehen shenjat e para të zhvillimit dhe në periudhën që vijon, ne si Qeveri do të vazhdojmë të ndihmojmë zhvillimin e Komunës së Kërçovës.
Falënderoj kolegët e mi nga Qeveria që janë sot këtu, si dhe ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe zëvendësit në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Administratë Publike.
Këtu janë gjithashtu edhe deputetët e Kuvendit maqedonas, të cilët japin maksimumin që të kemi sa më shumë projekte këtu në Kërçovë, kështu ka qenë deri më tani, kështu do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon, ndërsa unë si Kryetar i Qeverisë, ashtu si deri më tani edhe tani e tutje do t’i mbështes të gjitha këto iniciativa që vijnë nga Komuna e Kërçovës.
Kështu që edhe një herë falënderim i madh për kryetarin e komunës për ambicjen e tij mjaft të madhe dhe të dukshme, t’i falënderoj këshilltarët në këshill të cilët e mbështesin punën e kryetarit të komunës dhe natyrisht administratën, e cila i përgatit të gjitha këto projekte dhe në periudhën që vijon do të vazhdojmë në këtë mënyrë që praktikisht të realizojmë gjithçka që u kemi premtuar qytetarëve“.

