Edhe një projekt tjetër nga vargu i projekteve që ishin planifikuar për realizim. Do të doja të falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët që mbështesin punën e kryetarit, administratën, deputetin që vjen nga komuna e Gjorçe Petrovit, kolegët nga Qeveria, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për punën e përkushtuar, mundin që po japin dhe mbështetjen që po ofrojnë, sepse nuk është e lehtë që të gjitha këto projekte të arrijnë deri në fazën e realizimit.
Pres që së shpejti edhe ky projekt të jetë gati, ashtu siç tha edhe kryetari i komunës, të gjitha ato kapacitete teknike dhe do të thosha infrastrukturore që do t’i ketë ky objekt do të jenë një vlerë e shtuar në procesin arsimor të më të dashurve tanë, e ata janë fëmijët.
Kështu që ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim, atë që e kemi premtuar, atë edhe po e realizojmë.