Mickoski: Filloi ndërtimi i garazhit me kate, ndërsa po realizohen edhe projekte të tjera për qytetarët e Ohrit
Unë nuk kam çfarë të shtojë më shumë nga ajo që thanë kryetari i komunës, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit.
Do të doja vetëm të përmend se një pjesë e prioriteteve që kishte komuna dhe një pjesë e projekteve që i propozuan deputetët janë ose të realizuara, ose janë në fazë realizimi, ose do të fillojnë të realizohen. Është shumë e rëndësishme kur udhëtoni drejt Ohrit dhe kur mund të shihni progresin e autostradës që është lëshuar në përdorim dhe për të cilën presim, sipas njoftimeve të mëparshme, që të jetë plotësisht funksionale nga Kërçova deri në Ohër, më së voni në tremujorin e parë të vitit 2027.
E dini me çfarë sfidash u përballëm. Kredia nga banka kineze “Exim” u anulua, por me bankat komerciale vendore krijuam një sindikatë dhe projekti do të realizohet plotësisht deri në fund.
Projekti tjetër që mendoj se duhet t’i kushtohet shumë vëmendje këtu në Ohër është “Plaoshniku”. Më në fund ta përfundojmë atë projekt i cili është nisur prej shumë kohësh. Fatkeqësisht, nuk ka qenë në prioritetet e shumë qeverive të mëparshme.
Këtë vit, duke pasur parasysh mundësitë e buxhetit, kemi ndarë një shumë modeste mjetesh, por është e rëndësishme të përgatitet dokumentacioni projektues dhe vitin e ardhshëm të dilet shumë më fuqishëm në terren. Mendoj se me projektet që po realizohen tani dhe ato për të cilat folën më herët kryetari i komunës dhe zëvendëskryeministri, do të arrijmë në një, do të thosha, fizionomi që e meriton Ohri dhe bregliqeni i Ohrit.
Do të doja të falënderoj dhe të përgëzoj kryetarin e komunës, administratën, këshilltarët që e mbështesin punën e tij, deputetët që vijnë nga Ohri, zëvendëskryeministrin dhe ministër i transportit, si dhe të gjithë kolegët nga Qeveria që po punojmë së bashku që bregliqeni i Ohrit dhe të gjitha komunat të marrin një pamje krejtësisht tjetër, një fizionomi tjetër. Këtu, natyrisht, pjesë përbërëse është edhe autostrada e re që po ndërtohet me një dinamikë të pandërprerë, pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat përballet Qeveria.
Kështu që mbetemi në afatet e mëparshme, mbetemi në ato parashikime të mëparshme për përfundimin e të gjitha këtyre projekteve dhe përcaktimin e mëtejshëm të projekteve dhe prioriteteve të tjera që në periudhën në vijim do të realizohen.