Deklarata e sotme e Hristijan Mickoski në Kërçovë “A nuk e shifni se është me mua” shihet si një sinjal i qartë publik se ai aktualisht vazhdon ta mbështesë Fatmir Limanin, pavarësisht tensioneve me VLEN-in.
Fakti që Fatmir Limani u pa duke qeshur pas përgjigjes së Mickoskit intereprtohet si një moment konfirmimi politik dhe afërsie mes tyre.
Megjithatë, situata mbetet kontradiktore politikisht, sepse nga strukturat e VLEN-it ka pasur paralajmërime se Limani mund të largohet gjatë rekonstruimit të parë të Qeverisë, i paralajmëruar për qershor. Edhe vetë Mickoski më herët ka folur për një rekonstruim qeveritar në periudhën maj-qershor, pa dhënë emra konkretë./TS/