Mesazhi i Kurban Bajramit nga Reisul Ulema Shaqir ef. Fetai (VIDEO)





Kreu i BFI-së, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si simbol i sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit. Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, harmoni, shëndet dhe begati në çdo familje, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim, humanizëm dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit. Kreu i BFI-së theksoi se Kurban Bajrami mëson vlerën e sakrificës, dashurisë dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë. Ai apeloi që në këto ditë feste të forcohen lidhjet familjare e shoqërore, duke shpërndarë gëzim, respekt dhe solidaritet mes njerëzve.

“Kjo festë e bën besimtarin të vetëdijshëm që ta largojë nga vetja urrejtjen, xhelozinë, agresivitetin, nënçmimin, diskriminimin dhe përçarjen. Ajo simbolizon vetëdijen e lartë mbi Krijuesin, kujdesin për familjen e shëndoshë, afërsinë me njëri-tjetrin, urtësinë në veprime, dashurinë ndaj të afërmve, prindërve dhe familjes, forcimin e lidhjeve ndërnjerëzore, shmangien e konflikteve ndërmjet vendeve dhe kombeve, si dhe mbjelljen e paqes, tolerancës dhe solidaritetit për ngritjen e vetvetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi,” tha Sinkron: Shaqir Fetai, Kryetar i BFI-së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo