Ky është i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Bregun e Diellit

Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla” ka mbetur i vdekur mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Gazeta Online Reporteri.net mëson se i dyshuari për rastin është Arblind Pireva, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Gjithashtu, mediumi merr vesh se viktima dhe i dyshuari jetojnë në të njëjtën lagje, ku dhe ka ndodhur vrasja.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku kanë bërë të ditur se janë siguruar video-incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, shkruan Reporteri.net.

“Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar edhe sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës. Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, në media u raportua se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një borgj 300 euro.

/Reporteri.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo