KF Shkëndija ndan rrugët me trajnerin Jeton Beqiri pas mbylljes së sezonit





KF Shkëndija ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e njohur, Jeton Beqiri. Vendimi vjen pas përfundimit të kontratës së tij me mbylljen e kampanjës garuese 2025/2026.

​Pas një vlerësimi të përbashkët të periudhës së kaluar së bashku, klubi dhe tekniku tetovar kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen në këtë moment, duke mbyllur kështu një kapitull jashtëzakonisht të suksesshëm për skuadrën kuqezi.

​Jeton Beqiri u ul në stolin e Shkëndijës në janar të vitit 2024. Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare, ai arriti rezultate historike me klubin, ku spikat shpallja kampion i Maqedonisë së Veriut në sezonin 2024/2025.
​Përtej suksesit vendor, nën drejtimin e Beqirit, Shkëndija shkroi historinë edhe në arenën ndërkombëtare duke regjistruar paraqitjen më të suksesshme të klubit në garat evropiane, ku siguroi kalimin në fazën e ligës së UEFA Conference League dhe avancoi deri në fazën play-off.

​Përmes një komunikate zyrtare, kryesia e KF Shkëndijës ka shprehur mirënjohjen e thellë për punën e bërë:
​”Të gjithë në KF Shkëndija e falënderojmë Jeton Beqirin për kontributin e madh, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës kuqezi. Shtëpia e Shkëndijës do të jetë gjithmonë e hapur për të dhe i urojmë shumë shëndet e suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale. Faleminderit, Jeton!”
​Klubi pritet që në ditët në vijim të dalë me njoftime të reja lidhur me emrin e ri që do të marrë timonin e skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri pasues.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo