Kapet drogë në Dojran, arrestohen 2 persona (FOTO)

Kapet drogë në Dojran, arrestohen 2 persona (FOTO)

Më 19.05.2026 rreth orës 23:30, në Pikën Kufitare Dojrani i vjetër, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kontrolle Kufitare Staro Dojran kanë privuar nga liria 32-vjeçaren A.K. nga Vallandova dhe N.S. (36) me vendbanim në Dojranin e ri.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit të një automjeti të pasagjerëve “Seat Ateca” me targa të Gjevgjelisë, në dalje të shtetit, të cilin e drejtonte A.K., ndërsa bashkëudhëtar ishte N.S., janë gjetur dhe sekuestruar pesë çanta në të cilat kishte 66 paketime me marihuanë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, ndërsa personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë.

Në lidhje me rastin, SPB Strumicë ka kryer kontrolle në disa lokacione dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo