Kalon në të kuqe, pa patentë dhe i dehur; Policia e Gostivarit sekuestron automjetin e 40-vjeçarit





Më 22.05.2026 në ora 22:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin V.B.(40) nga Gostivari. Paraprakisht, zyrtarët policorë kanë vërejtur se ai, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Renault” me targa të Gostivarit, ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Së shpejti, automjeti është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se ai e drejtonte mjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 0,61 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo