Janevska kreu inspektim në rikonstruksionin e konviktit studentor “Stiv Naumov” në Autokomandë, studentët do të mund të akomodohen nga tetori

Konviktet shtetërore studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup
janë dy të parët që qeveria aktuale do t’i rinovojë plotësisht dhe do t’i lëshojë në funksion në
fillim të vitit të ri akademik. Punimet po zhvillohen paralelisht dhe do të përfundojnë në
korrik, por më pas do të vijojë pajisja e dhomave dhe të gjitha ambienteve të tjera. Për këtë
informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, gjatë vizitës së sotme në
konviktin studentor në Autokomandë, ku bëri inspektim të shkurtër dhe mbikëqyrje në
aktivitetet.
“Kushtet do të jenë moderne, sipas standardeve të larta evropiane për akomodim, por edhe
për efikasitet energjetik. Jam e sigurt se studentët do ta shijojnë qëndrimin. Nuk do të ketë
ndjekje të brejtësve dhe insekteve, nuk do të ketë më korrente ajri, dritare të ngjitura dhe
tualete apo bojlerë të prishur. Në mënyrë shtesë, për të gjithë këtë të mirëmbahet dhe të
zgjasë, po ndryshojmë edhe modelin e financimit, për të cilin është biseduar me përfaqësuesit
e studentëve dhe ata janë dakord. Natyrisht, ruajtja e objekteve dhe mirëmbajtja e pajisjeve
varet edhe nga vetë ata”, tha Janevska.
Ministrja shtoi se janë siguruar edhe mjete për fillimin e aktiviteteve të rikonstruksionit në 7
konviktet e tjera shtetërore studentore, për çka falënderoi Bashkimi Evropian, Banka
Gjermane për Zhvillim dhe Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Theksoi se bëhet
fjalë për buxhet të përgjithshëm prej rreth 50 milionë eurosh, nga të cilat mbi 10 milionë janë
grante të pakthyeshme.
“Vazhdojmë ta përmirësojmë standardin studentor, kushtet për edukim, akomodim dhe
qëndrim, si dhe të sigurojmë të drejta lehtësuese financiare dhe mjete për mbështetje, sepse të
rinjtë janë qytetarët më të rëndësishëm të Maqedonisë dhe pa ta nuk mund të presim të
ardhme me perspektivë. Qëllimi është t’i mbajmë këtu dhe ata të jenë të kënaqur me kujdesin
nga vendi”, theksoi ministrja.
Ministrja theksoi se në periudhë dy vjeçare, është zgjeruar fusha e subvencionimit të racionit
për studentët, janë ndarë vauçer për pajisje IT, është siguruar vazhdimësia e transportit publik
falas në Shkup, janë dixhitalizuar të gjitha procedurat për aplikimin për të drejtat e studentëve
dhe është mjaft e qartë se Qeveria nuk ka qëllim të zvogëlojë fondin e bursave, siç po
përpiqej të paraqiste LSDM.

“Përsëri do të ndajmë 3,000 bursa në vitin e ri akademik, dhe madje do të ofrojmë edhe
kategori të re – për herë të parë për studentët me vështirësi dhe sëmundje të rralla, ku do t’ju
përgjigjemi
kërkesave të shoqatave të tyre dhe politikat e bursave do të bëhen më gjithëpërfshirëse dhe në
përputhje me kërkesat e BE-së”, theksoi Janevska.

Janevska kreu inspektim në rikonstruksionin e konviktit studentor “Stiv Naumov” në Autokomandë, studentët do të mund të akomodohen nga tetori

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo