Incident në Spitalin e Tetovës, 67-vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës





Një incident është regjistruar në Qendrën Klinike të Tetovës, ku një punonjëse shëndetësore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i saj gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas SPB Tetovë, më 29 maj 2026 në ora 17:20, 40-vjeçarja L.M. nga Tetova ka denoncuar veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e shëndetësisë”.

Ajo ka deklaruar se rreth orës 15:00, pas një debati verbal, kolegu i saj K.K. (67) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe në ora 18:00 personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet parashtresa përkatëse,raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo