Hristijan Mickoski: Janë rikonstruktuar plotësisht blloku operativ, kujdesi intensiv, patologjia, laboratori klinik dhe konstruksioni i kulmit në spitalin Spitali 8 Shtatori
Unë vetëm mund t’i bashkohem asaj që folësit paraprakë tashmë e thanë. Vërtet, ajo që shohim sot këtu, ndërsa në periudhën që vijon ka ende disa procedura formale që duhet të respektohen, siç është dezinfektimi i plotë i objektit, përfshirë edhe trajnimin e të punësuarve me pajisjet e reja që tashmë janë instaluar, në mënyrë që më në fund si shëndetësi publike të fillojmë të pranojmë pacientë që do të trajtohen këtu. Kështu që, përafërsisht edhe një deri në dy muaj do të ketë aktivitete shtesë informon Tetovasot.
Ajo që dua gjithashtu ta them, e që ndoshta është me rëndësi të theksohet, është se para se të ndodhte ky rikonstruksion i objektit, në këto salla operative hyhej me ombrellë. Me siguri do të pyesni: Si me ombrellë? Kur binte shi, kulmi pikonte. Ajo që tani nuk mund ta shihni, por që po ashtu është pjesë e këtij rikonstruksioni, është rindërtimi i plotë i konstruksionit të kulmit, ku janë të vendosura dhomat klimatike që sigurojnë ajër të trajtuar dhe të kondicionuar me të gjithë parametrat – fizikë, lagështi, pastërti, presion etj. Po ashtu edhe pjesa ku praktikisht janë të vendosur çillerët dhe pajisjet e tjera elektromekanike që ndodhen në bazën e objektit.
Kur e gjithë kjo të përmbyllet, do ta marrim tërësinë që paraqet diçka vërtet moderne dhe bashkëkohore, që nuk ekziston në rajon, pa dallim nëse bëhet fjalë për shëndetësi publike apo private, dhe diçka për të cilën ne si qytetarë duhet të jemi krenarë, sepse sot e kemi në shëndetësinë publike.

Shfrytëzoj këtë rast të falënderoj drejtorin e spitalit, i cili gjatë gjithë kohës ishte i përfshirë në realizimin e projektit, kolegët e mi nga Qeveria, drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, i cili gjithashtu ishte plotësisht i përfshirë në realizimin e këtij projekti në emër të kabinetit tonë. Të falënderoj TAV-in dhe natyrisht punonjësit shëndetësorë, të cilët patën durim që e gjithë kjo të përfundojë dhe të duket kështu siç duket sot.
Uroj që këto hapësira të përdoren sa më pak – që do të thotë sa më pak pacientë. Por ata pacientë që do të kenë nevojë për kujdes mjekësor dhe intervenim nga punonjësit shëndetësorë dhe mjekët, të ndihen komod dhe dinjitoz në këto ambiente të rinovuara.
Të falënderoj edhe juve, mediat, që sot keni ardhur në numër kaq të madh. Vazhdojmë edhe më tej të realizojmë projektet që vlerësojmë se paraqesin vlerë të shtuar për cilësinë e jetës së qytetarëve. Një nga ato projekte është edhe ky.
Vazhdojmë edhe në periudhën që vijon dhe së bashku me ju do të jemi prezentë edhe në projekte të tjera që janë në fazë realizimi ose që tashmë do të përfundojnë.
Edhe njëherë, falënderim për të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase, por edhe për rajonin, sepse kushte të tilla, në veri deri në Vjenë, nuk kemi. Edhe njëherë, ju faleminderit.”TS