Grupi sektorial i punës për arsim, punësim dhe politikë sociale: Reforma të intensifikuara për prioritetet strategjike

Sistemi arsimor dhe kërkimoro-shkencor në Maqedoni vazhdojnë të transformohen intensivisht në drejtim të pranimit të standardeve evropiane, cilësisë më të mirë dhe struktur institucionale më të fuqishme. Prioritet janë reformat të cilat dalin nga Agjenda Reformuese 2024–2027, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e kapitalit njerëzor.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në mbledhjen e 18-të të Grupit sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale, e mbajtur sot, ku përfaqësues të tre ministrive resorë informuan për rezultatet e realizuara në gjashtë muajt e fundit.
“Vazhduam me investimet në modernizimin e arsimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, si dhe me rritjen e gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes për kuadrin arsimor. Njëkohësisht, punuam intensivisht në rregullativën ligjore, e cila duhet të sigurojë stabilitet afatgjatë, cilësi dhe harmonizim evropian të sistemit arsimor”, tha ministrja Vesna Janevska.
Korniza e re ligjore për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore- shkencore duhet të sigurojë standarde të larta, ndërkombëtarizim dhe dukshmëri të universiteteve dhe institucioneve shkencore maqedonase. Ministrja Vesna Janevska theksoi se tre ligjet e reja: për arsimin e lartë, për sigurimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore, janë hartuar përmes procesit gjithëpërfshirës dhe së shpejti do të gjenden para deputetëve.
“Paralelisht i rrisim mjetet për këto fusha, ndërsa në mënyrë shtesë, zbatojmë edhe aktivitete për hapjen e Parkut të parë shtetëror shkencor-teknologjik. Kemi koncept të mirë dhe janë bashkuar shumë faktorë shoqërorë me vizion të përbashkët se kjo është e rëndësishme dhe do të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit”, theksoi ministrja Vesna Janevska.

Për lidhje më efikase me programet evropiane arsimore dhe rinore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit zgjidhje të re ligjore për Agjencinë Kombëtare të programeve Eras-mus+. Gjithashtu, në rrjedhë është përgatitja edhe e Ligjit të Ri për Arsimin e Mesëm, i cili do të ofrojë mbështetje për nevojat bashkëkohore të nxënësve, mësimdhënësve dhe ekonomisë.Fokusi është në përforcimin e mëtejshëm të arsimit dhe aftësimit profesional, i cili është njohur si një nga pikat tona të forta. Koncepti i arsimit dual është rregulluar në mënyrë sistematike, ndërsa mbështetja nga komuniteti i biznesit po rritet vazhdimisht, me pjesëmarrje aktive të më shumë se 800 kompanive. Së shpejti do të merret vendim për themelimin e qendrës së tetë rajonale për arsim dhe aftësim profesional.

Me qëllim që të sigurojë stabilitet dhe motivim të kuadrit, si parakusht për zbatimin e suksesshëm të reformave arsimore dhe harmonizimin me standardet evropiane, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdoi me rritjen e pagave të mësimdhënësve, investimin në zhvil-limin e tyre profesional dhe krijimin e kushteve për trajnim të vazhdueshëm. Që nga marsi i këtij viti, pagat e punonjësve në shkolla janë rritur për 7.5% shtesë, kështu që për dy vite rritja kumulative arrin mbi 20%, ndërsa janë realizuar edhe premtimet për zhvillim karriere të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë përmes avancimeve në tituj – mentor dhe këshilltar.

Në infrastrukturë janë aktive rreth 50 investime me vlerë mbi 60 milionë euro. 160 shkolla janë pajisur me infrastrukturë të sigurt pa tela dhe pajisje moderne TI.

Në takim u konfirmua se reformat në arsim dhe shkencë nuk janë aktivitete të izoluara, por pjesë e një procesi më të gjerë strategjik të integrimit evropian, modernizimit institucional dhe krijimit të një sistemi më cilësor për gjeneratat e ardhshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo