FOOTBAR revolucioni i ri në futboll – Elite Sports sjell teknologjinë që analizon performancën e çdo futbollisti





Teknologjia moderne tashmë ka hyrë fuqishëm edhe në futbollin e të rinjve. Elite Sports ka sjellë në tregun shqiptar dhe atë në Maqedoninë e Veriut produktin inovativ FOOTBAR, një sensor inteligjent që ndihmon futbollistët të analizojnë në detaje performancën e tyre gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve informon Tetovasot.
I përdorur nga mijëra futbollistë në Evropë, FOOTBAR vendoset në mbrojtësen e këmbës dhe regjistron automatikisht statistika teknike dhe fizike, të cilat më pas shfaqen në aplikacionin mobil. Pajisja peshon vetëm 8 gram dhe nuk pengon gjatë lojës.
Ky sistem ofron të dhëna profesionale për:
Numrin e gjuajtjeve
Shpejtësinë e goditjes
Pasimet dhe mbajtjen e topit
Distancën e përshkuar
Numrin e sprinteve dhe shpejtësinë maksimale
Aktivitetin fizik gjatë lojës
FOOTBAR është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, nga 7 vjeç deri te futbollistët e rritur, duke u dhënë mundësinë të monitorojnë zhvillimin e tyre javë pas jave dhe të krijojnë profil profesional sportiv.
Nga Elite Sports theksojnë se ky projekt është shumë më tepër se një pajisje teknologjike.
“Elite Sports është një dritare e hapur për shumë talente të rinj që provojnë veten në turne të ndryshëm ndërkombëtarë me ekipe elitare. Përmes teknologjisë dhe mundësive që krijohen, futbollistët kanë shansin të prezantojnë potencialin e tyre para trajnerëve, klubeve dhe skautëve”, thuhet nga organizatorët.
Produktin mund ta porosisni tani për vetëm 69 euro + posta, ndërsa pagesa mund të bëhet në momentin e pranimit ose me transaksion bankar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo