Fakulteti Ekonomik pjesë e aktiviteteve të projektit ndërkombëtar CEEPUS





Në kuadër të projektit ndërkombëtar CEEPUS, gjatë periudhës 18–23 maj 2026, mësimdhënës dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, morën pjesë në aktivitetet e organizuara në Universitetin eFakulteti Ekonomik pjesë e aktiviteteve të projektit ndërkombëtar CEEPUS

Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Ekonomik. Ky aktivitet u realizua në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimit të përvojave profesionale, si dhe promovimit të mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve në kuadër të rrjetit rajonal CEEPUS.
Delegacioni i Fakultetit Ekonomik përbëhej nga prodekania për arsim Prof. Dr. Elsana Aqifi, koordinatorja për ECTS Prof. Dr. Sheherzada Murati, si dhe studentet Syarta Zendeli dhe Anila Shatku. Gjatë qëndrimit në Universitetin e Prishtinës, pjesëmarrësit u përfshinë në një sërë aktivitetesh akademike, ligjërata, prezantime dhe diskutime profesionale të fokusuara në zhvillimet bashkëkohore ekonomike dhe menaxheriale. Në kuadër të programit, u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për ekonominë moderne, përfshirë menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit, sfidat e ekonomisë globale në periudhën e transformimeve digjitale dhe ekonomike, si dhe rëndësia e koordinimit efikas në funksion të zhvillimit të bizneseve dhe tregjeve. Diskutimet shërbyen si platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë.
Programi gjithashtu përfshiu takime të veçanta me përfaqësues të stafit akademik dhe studentëve të universitetit mikpritës, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional në fusha të ndryshme. Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimit të aktiviteteve akademike ndëruniversitare, si dhe avancimit të mobilitetit të studentëve dhe stafit në të ardhmen.
Aktiviteti u vlerësua si një përvojë e rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e programeve ndërkombëtare të bashkëpunimit në krijimin e urave të reja të komunikimit, partneritetit dhe zhvillimit në lëmin e arsimit dhe shkencës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo