Elezi – Radukov: Qendër moderne për autizëm në kuadër të IPSH Spitalit Klinik Tetovë





Drejtori i IPSH Spitalit Klinik Tetovë, dr. spec. Erzen Elezi, realizoi një takim zyrtar pune me Zheljazko Radukov – ambasador i Bullgarisë, dhe zëvendësin e tij Vladimir Hristov, ku u shqyrtuan mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e shëndetësisë.

Në fokusin e takimit ishte iniciativa për hapjen e një Qendre moderne për autizëm në kuadër të IPSH Spitalit Klinik Tetovë — projekt me rëndësi të veçantë për rajonin e Pollogut dhe më gjerë. Duke pasur parasysh se në Tetovë dhe rajon aktualisht nuk ekziston një qendër e specializuar e këtij lloji, qendra e planifikuar do të mundësojë zbulim të hershëm, ndërhyrje të hershme, vlerësim profesional dhe trajtim të specializuar për fëmijët me spektrin autistik, përmes një qasje multidisiplinare dhe metodave bashkëkohore të punës. Njëkohësisht, qendra do të përfaqësojë mbështetje të rëndësishme edhe për familjet, përmes këshillimit, edukimit dhe ndihmës së vazhdueshme profesionale.

Në takim u theksua gatishmëria e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurimin e mbështetjes për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe personave me autizëm në rajon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo