E VËRTETA DHE MASHTRIMI

E VËRTETA DHE MASHTRIMI

Savash Veliu
Serbët, shqipfolësit dhe latinët u bashkuan kundër kombit shqiptar pasi kombi shqiptar u bë i vetëdijshëm dhe i kuptoi intrigat latino-serbe gjatë administrimit të përbashkët në Perandorinë Osmane. Pasi Perandoria Osmane u shpërbë dhe u nda midis aleatëve të saj të krishterë, shqipfolësit latinë, në bashkëpunim me ruso-serbët, i bënë shënjestër shqiptarët musliman me një projekt shfarosjeje nga Europa katolike-latine që synonte zhdukjen e një kombi vendas nga faqja e dheut përmes asimilimit, vrasjeve dhe dëbimeve masive nga tokat gjeostrategjikisht të rëndësishme nën moton; “Evropa e pastër pa musliman”! Duke e ndjerë këtë akt vrastare, osmanët mbështetën me gjithë forcën mbrojtjen ushtarake dhe politike të shqiptarëve duke organizuar deklaratën e pavarësisë së Shqipërisë në Taksim të Stambollit në vitin 1911, nën udhëheqjen e Isa Boletinit, Hasan Prishtina, Ismail Qemalbejvlora, Esat Toptanit dhe të tjerëve; kjo deklaratë hyri në fuqi në Vlorë në vitin 1912 dhe territoret shqiptare, tokat e fundit të lëshuara nga Perandoria Osmane, u bënë pjesë e kësaj lëvizjeje për pavarësi. Pas tërheqjes së saj, Turqia njohu Shqipërinë dhe katër vilajetet etnokulturore shqiptare siç përcaktohen gjatë periudhës së Kalifatit Osman! Turqia është i vetmi vend në botë që e njeh Shqipërinë me katër provincat e saj në kushtetutën e saj dhe është treguar si mbrojtësi i saj natyror në çdo periudhë të vështirë, siç bën edhe sot; kjo u vërtetua duke e detyruar Greqinë të dorëzohej në Shqipëri në vitin 1997 dhe Serbinë në Kosovë në vitin 1999! Evropa Perëndimore, nga ana tjetër, veçanërisht me Traktatin e famshëm të Londrës, donte ta asimilonte plotësisht Shqipërinë.

Sidomos pas marrëveshjes së vitit 1914 midis Vatikanit dhe Mbretërisë së Serbisë, e cila i kërkonte Papatit të konvertonte katolikët shqiptarë nën sundimin serb në ortodoksinë serbe dhe u realizua, projekti i asimilimit arriti përmasa të tmerrshme; kjo marrëveshje u zbatua dhe të krishterët ortodoksë shqiptarë u konvertuan në identitetin etnik serb-grek-crnagor dhe maqedon. Për më tepër, shtypja më e ashpër fizike dhe morale kundër shqiptarëve myslimanë vazhdoi; kjo praktikë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Unioni Evropian vazhdon të mbështesë represorët shqiptarë në të gjitha vendet ballkanike ku jetojnë shqiptarët me 1 miliard euro në vit!

Thirrja e Kishës latine për shqiptarët musliman që të braktisnin Islamin dhe të ktheheshin në fenë e tyre stërgjyshore nën sloganin “Feja e shqiptarëve është shqiptaria” nuk është vetëm një thirrje për katolicizëm, por edhe një ftesë për serbo-sllavizëm, armikun më të përgjakshëm të shqiptarëve në planet. Një projekt i hartuar për t’iu mbështetur myslimanëve që synonte gjithashtu t’i integronte ata në kulturën fetare katolike që kishte zënë rrënjë thellësisht në Shqipëri dhe deri diku në territoret shqiptaro-jugosllave, Përmes Kodit të Lekë Dukagjinit, ku kulti katolik doli si një mbështetës, promotor dhe pararoj e Shqiptarisë, por ai sishte parë të bënte kontribut kombëtar ose atdhetar; megjithatë, ne e dimë se katolicizmi ka një histori të kryerjes së disa prej mizorive më të mëdha në historinë botërore.

Ky kod-kanun, megjithëse nuk përkonte me Kuranin, u zbatua në mënyrën perfide dhe u kombinua me traditat islame. Disa nga këto rituale fetare katolike, si Shëngjergji, Shmitri, Zana e maleve, Kuçedrat, gjakmarrjet, hasmëritë, martesat pakonsultuar të rinjt, martesa me të mitur dhe ato farefisnore, mosledhatija e fëmijëve, shkelja e femrave dhe grave tipike të stilit evropian, ishin akte vërtet katastrofike që nuk kishin të bënin fare me sjelljen dhe moralin islamik te shqiptarët; këto ishin akte që detyronin nënshtrimin dhe zhveshjen nga traditatë kombëtare dhe fetare që u arritën pa u shkrepur asnjë plumb. Në këtë rast, të gjitha regjimet, dhe veçanërisht ai më brutali dhe represivi, enverizmi, i nënshtruan shqiptarët ndaj një egoje të sëmurë të internacionalizmit; siç thashë, nacionalizmi nuk është identiteti i askujt, prandaj i përket proletariatit bolshevik pa komb, domethënë internacionalizmit globalist, shtet pa komb!

Duke ndjekur këtë traditë enveriste, neokomunistët sot emëruan shqipfolës në udhëheqjen e kishave katolike dhe ortodokse shqiptare; ashtu si Janullatos, ata emëruan klerikë me origjinë joshqiptare, duke shfaqur një qëndrim që edhe sot minon themelet kombëtare nga brenda!

Prandaj, o shqiptar, cilado qoftë besimi yt, mbroje identitetin tënd kombëtar dhe fetar nga intrigat e pabesë të latinëve bashkëpuntorë serbë që ia kanë shitur shpirtrat armikut për një lekë të ndyrë. Mos hesht, sepse heshtja është më e keqe se vrasja; prandaj qëndro larg përpjekjeve vampirike të grupeve të dyshimta që e quajnë veten shqiptarë, por që zemra u bashkëvepronë fshehurazi me armiqët shekullor antishqiptare!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo