Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave





Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë pranuar denoncim se dy të rinj janë sulmuar nga një grup prej rreth 20 personave, përcjell TV21. Sipas denoncimit, grupi po vizatonte grafite, ndërsa u është drejtuar të rinjve me provokime në baza nacionaliste.

“Më 14.05.2026 në ora 23:50 në SPB Tetovë, M.M. (18) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 23:00, derisa po ecte në këmbë me shokun e tij L.F. (18) përgjatë rrugës “Lenin” në afërsi të urës së lumit Shkumbin, janë sulmuar fizikisht. Sipas raportimit, ata kanë vënë re një grup prej rreth njëzet të rinjsh që vizatonin grafite dhe njëri nga personavе u është drejtuar me fjalë provokuese në bazë nacionale. Menjëherë pas kësaj, grupi i ka rrethuar, me çka një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht personin M.M., ndërsa një person tjetër ka sulmuar shokun e tij. Denoncuesi ka identifikuar njërin nga personat e grupit, i cili ishte L.Xh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo