DONJET RAMANI E SEMI ELMAZI DO TË PERFAQËSOJNË REPREZENTACIONIN R.M.V NË TURNEUN NDËRKOMBETARË “LAH NIMANI:-PRISHTINË
Shkëndija boks nga Tetova do të merr pjesë me dy garues në garat ndërkombëtare “Lah Nimani”,
zhvillohet në Prishtinë te Kosoves. Pjesë e garave qe do ta perfaqesojne reprezentacionin e RMV , do të
jenë dy të rinjtë e kategorisë JuniorYouth Senior -U19 Donjet Ramani peshën75 kg dhe Semi Elmazi
60kg.
Në këtë edicion do të marrin pjesë përfaqësues nga shtatë shtete: Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Mali i Zi,
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
Më 16 dhe 17 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet edicioni i 18-të i
Turneut Ndërkombëtar të Boksit për të Rinj U19 “Lah Nimani”.
Ky turne tradicional organizohet për herë të 18-të nga Federata e Boksit e Kosovës dhe i kushtohet
figurës së shquar të boksit kosovar, trajnerit legjendar Lah Nimani.
Turneu është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Evropiane dhe Federatës Botërore të Boksit.
“Sporti, si një nga kulturat më universale dhe të pazëvendësueshme të njerëzimit kërkon mbështetje të
jashtëzakonshme dhe menaxhim e perkushtim ndaj femijeve .Nga pergatitja e fitoret me bilanc asnji
humbje e te gjitha fitore gjate periudhes se vitit 2026, Donjett Ramani ,Semi Elmazi u ftuan nga
perfaqsuesja e reprezentacionin e RMV te marin pjese në garat ndërkombëtare “Lah Nimani”, zhvillohet
në Prishtinë te Kosoves.”tha Jusuf Hashimi

