Dhimbje e madhe në Shkup: Foshnja 5 muajshe ndërron jetë

Dhimbje e madhe në Shkup: Foshnja 5 muajshe ndërron jetë

Më datë 12.05.2026, në ora 06:05, në SPB Shkup është raportuar nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup, se tek ata është dërguar e pajetë një foshnjë pesëmuajshe nga rrethina e Shkupit.

​Sipas raportimit, rreth orës 05:30, në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Çuçer-Sandevës, babai e ka gjetur foshnjën e tij pa shenja jete (e cila kishte lindur parakohe) dhe menjëherë është nisur drejt Klinikës për Fëmijë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo