Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj një skeçi satirik të Korit të emisionit Portokalli në Top Channel, ku politikanët shqiptarë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut u quajtën “kopukë”, në kontekstin e debatit për moslejimin e gjuhës shqipe në Provimin e Jurisprudencës.
Postimi i plotë
Tirana zyrtare, bashkë me zgjatimet e saj mediatike dhe me kiçin e degraduar pseudo-artistik që e ndjek pas, kurrë në historinë politike të pluralizmit shqiptar nuk ka qenë më armiqësore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut sesa sot.
Deri dje kemi parë një Tiranë indiferente ndaj fatit tonë politik e kombëtar. Edhe atëherë kur na kanë vrarë, arrestuar nënat e motrat tona pa faj, kanër kurdisur raste të montuara, etj.
Sot po shohim një Tiranë agresive, përçarëse dhe hapur destruktive ndaj vullnetit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur nuk ekziston asnjë fakt, asnjë argument dhe asnjë dëshmi për shtypje të gjuhës, kulturës apo identitetit shqiptar në vendin tonë.
Por Tirana zyrtare nuk ndërhyn në Shkup për të mbrojtur shqiptarët.
Ajo ndërhyn për të mbrojtur një kastë politike të korruptuar dhe të kriminalizuar, me të cilën ndërtoi projektin famëkeq të “Ballkanit të Hapur” dhe me të cilën e lidhin interesa të errëta oligarkike, financiare dhe kriminale.
Një kastë politike, figurat kryesore të së cilës sot gjenden në listën e zezë amerikane, në arrati, në burg ose nën hetime për korrupsion masiv, shpërdorim të pushtetit dhe lidhje me krimin e organizuar.
Dhe është tragjike që Tirana zyrtare, në vend se të qëndrojë pranë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, është shndërruar në avokate e të vjetrës kriminale