Në degën e Vrapçisht u zhvillua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partia Demokratike Shqiptare.
Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Vrapçishtit në Kongresin IX të partisë, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të PDSH-së.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX.
Sipas organizatorëve, kuvendi u zhvillua në atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë së degës.