“Credi Yes” еshtë shoqëria financiare për kredi të shpejta së cilës Ministria e Financave ia ka hequr licencën e punës për shkak të parregullsive në veprimtari, shkruan portali ekonomik “Faktor”.
Kjo shoqëri financiare, e cila mbështetet nga pronarë bullgarë, po mbyll rreth 40 filialet e saj në mbarë vendin, ndërsa rreth 120 punonjës kanë marrë njoftimin se puna është ndërprerë. E vetmja veprimtari që “Credi Yes” do të ketë të drejtë të ushtrojë në të ardhmen është arkëtimi i pretendimeve (borxheve) të mbetura nga klientët.
”Credi Yes” filloi aktivitetin e saj në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Gjatë vitit të kaluar, nga rreth 4 milionë euro të hyra (të ardhura), kompania kishte realizuar një fitim prej rreth 1.15 milionë eurosh.
Ministria e Financave pati njoftuar më herët se i është hequr leja e punës një prej shoqërive financiare më të mëdha në treg, pasi gjatë një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme – të kryer pas denoncimit nga një qytetar – u konstatuan shkelje serioze të detyrimeve ligjore. Megjithatë, ministria nuk ka dhënë detaje specifike se për çfarë lloj shkeljesh ligjore bëhet fjalë saktësisht.