Skënder MULLIQI
Edhe në këtë fushatë po ndëgjojmë akuza dhe kunder akuza , e jo shpalosje të programeve politike që janë në interesin e qytetarëve.Ish presidentjaVjosa Osmani më Listë të vetë po bënë garë zgjedhore më LDK-në, e filloj fushatën elektorale duke lëshuar akuza të rënda ndaj Albin Kurtit, se ai është takuar në Vuqiqin në një dhomë të posaqme me ish ndërmjetësinë në bisedime, Mirosllav Lajqak .Tjetër, se kryministri në detyrë ka kërkuar që Bonstilli amerikan në Ferizaj të paguaj qera.Ne anën tjetër Vjosa Osmani akuzohet nga LVV së ka pasur takim më serbin Marko Gjuriq dhe më Grenellin.Në Skenderaj është rrahur kryetari I LVV të këtij qyteti , Hysni Mehani nga Sami Lushtaku.Të gjitha këto dhe gjuha denigruese e cila po vazhdohet gjatë fushatës është tregues se do të kemi gjendje politike gjithnjë e më radikalizuese .Aq me keq dhe më poshtërsi se po vjen nga ish krerët e shtetit të cilët një kohë edhe kan punuar dhe kan bashkëpunuar ngushtë.Këto takime që I thuhet se i bënë Vjosa dhe Kurti , u bënë transparente tash në kohë fushate kur këta u ndanë rrugët politike më njeri tjetrin dhe kjo dihët në luftën për pushtet.Dhe, ajo që është shumë e rëndësishme për opinionin e gjerë public është pyetja logjike , pse këta kan bërë takime të tilla më shovenistet dhe kërcenuesit e pushtimit të Kosovës, siq janë Vuqiq dhe Gjuriq?Nuk besoj së as njeri dhe as tjetri kan qenë të obliguar të zhvillojnë takime të niveleve të tilla me dy shovenistet dhe kriminelët si Vuqiq dhe Gjuriq dhe më proserbin Grenel!?Bisedimet dhe takimet më krerët më të lartë të shtetit serb nuk bëhën pa konsultime paraprake në Kuvendin e Kosovës ,si organi më I lartë I shtetit. Pritet dalje e vogel në këtë situatë të pakontrolluar të fushatës dhe për faktin së zgjedhjet pak gjë pozitive po prodhojnë për qytetarët tashmë të lodhur nga cirkusiadat politike.Kjo klasë pa fije turpi edhe po kërkojnë besimin e popullit me rrena dhe manipulime të gjithë farë ngjyrave. Siq kan nisur më marrina të tilla fushata mund të ketë një përfundim të keq, se janë duke elektrizuar situatën duke rrezikuar mbarvajtjën e tyre dhe janë duke I rrezikuar proceset demokratike.Nese deri më tash zgjedhjet ishin ne nivel te duhur, për këto zgjedhje siq kan filluar mbrapsht dhe me incidente, gjithqka wshtw e mundur .Askush nuk do të dëshironte që mos të jetë gjithqka në rregull!Është krijuar pakanqësi e madhe në popull e cila mund të shpërthej në mënyrë të pakontrolluar.Njeriut pa i dhënë pushtet, nuk e dinë cili në fakt edhe është.Ne u kemi dhënë dhe po ju japim pushtet njerëzve të shfrenuar politikë , të cilët e kan humbur kontrollin për pushtet dhe për para.U harruan martirët dhe deshmorët e kombit të cilët nuk ka rënë në altarinë e lirisë që të kemi zhvillime kaq negative politike, në shtëtndërtim dhe mirëqenje, madje e kemi vu në rrezik serioz edhe shtetësinë e Kosovës…!