Bilall Kasami pret në Tetovë presidenten e Kosovës, Albulena Haxhiu





Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në Tetovë ka pritur presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas Kasamit, gjatë takimit është biseduar për projektet e përbashkëta mes institucioneve të dy vendeve, marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për lidhjet e ngushta mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në fokus të bisedës kanë qenë edhe zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, rëndësia e stabilitetit politik dhe formimi i institucioneve në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës.

“Do të jemi afër qeverisë së re në Kosovë dhe do ta vazhdojmë e thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka shkruar Kasami pas takimit.

Takimi u vlerësua si një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në rajon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo