Zv/kryeministri Bekim Sali ka njoftuar se studentët së shpejti do të mund ta japin provimin në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si zgjidhje të një problemi që, sipas tij, ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se dy dekada.
“Po e zgjidhim një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se dy dekada gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së. E drejta e gjuhës është e drejtë themelore e njeriut, me të cilën nuk ka kompromis. Së shpejti me lajme të mira…”, ka deklaruar Sali.
Sipas tij, bëhet fjalë për një të drejtë themelore të studentëve shqiptarë, të cilët prej vitesh kanë kërkuar mundësinë që provimet profesionale dhe akademike t’i japin në gjuhën amtare.