Kreu i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka vlerësuar Kongresin e parë të VLEN-it si një moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Në deklaratën e tij, Fazliu theksoi se ngjarje të tilla janë të rralla në historinë politike të shqiptarëve, duke e cilësuar këtë ditë si një kthesë të madhe dhe pozitive.
“Sot po ndodh historia, po ndodh një kthesë e madhe dhe e bukur. Pesë subjekte politike po bashkohen në një forcë të vetme, në subjektin më të madh dhe më të fuqishëm të shqiptarëve në RMV”, u shpreh Fazliu.
Ai e cilësoi bashkimin e VLEN-it si një zhvillim të rëndësishëm që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në fuqizimin e faktorit politik shqiptar në vend.