Bebe Rexha mbështetje të fuqishme studentëve shqiptar në Maqedoni





Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedeni të Veriut, përmes një postimi në InstaStory.

Ajo theksoi se gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe se për shumë breza shqiptarët kanë luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë atë. Në reagimin e saj, Rexha kujtoi se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik ku shqipja njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

Artistja ngriti shqetësimin për protestat e studentëve shqiptarë lidhur me ndalimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke kërkuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët.

“Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët,” shkroi ajo në fund të mesazhit të saj.
Bebe Rexha mbështetje të fuqishme studentëve shqiptar në Maqedoni

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo