BDI publikon një skandal të Burim Latifit. “Kontratë me komapaninë serbe prej 6 milionë euro” (DOKUMENT)





Sot po publikojmë një nga kontratat që dëshmon qartë se si po menaxhohen projektet strategjike energjetike në dëm të interesit publik dhe të buxhetit të shtetit.

Ja kontrata e plotë, një nga marrëveshjet e nënshkruara nga drejtuesi Burim Latifi me kompaninë “Elnos” nga Republika Serpska, për ndërtimin e largpërçuesit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kjo kontratë ngre shqetësime serioze për disa arsye kyçe:

* Kompania fituese është e afërt me struktura politike në Republika Serpska, përfshirë rrethin e Milorad Dodikut, çka hap dilema të mëdha për ndikime politike në projekte strategjike energjetike.
* Procesi i përzgjedhjes dhe negocimit mbetet i paqartë dhe i mbyllur për publikun.
* Kontratat po i shkaktojnë buxhetit të shtetit një dëm prej së paku 6 milionë euro.

Në vend që ky projekt të ishte një urë bashkëpunimi energjetik me Shqipërinë dhe një investim në të ardhmen euroatlantike të vendit, ai është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit, mungesës së transparencës dhe dyshimeve për lidhje të papërshtatshme biznes-politikë.

Kërkojmë:

* Hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këtë kontratë dhe të gjitha procedurat që e kanë shoqëruar atë.
* Publikimin e plotë të të gjitha dokumenteve lidhur me projektin.
* Përgjegjësi politike dhe ligjore për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë vendimmarrje që ka dëmtuar interesin publik.

Qytetarët meritojnë transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të parasë publike. Çdo euro e humbur nga keqmenaxhimi është një euro më pak për zhvillimin e vendit.

BDI publikon një skandal të Burim Latifit. “Kontratë me komapaninë serbe prej 6 milionë euro” (DOKUMENT)

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo