Në shenjë proteste dhe mbështetjeje për studentët shqiptarë, profesori universitar Bashkim Selmani hoqi kollaren gjatë intervistës në Alsat, Ai u bëri thirrje profesorëve, mësuesve dhe intelektualëve që të veprojnë njësoj, duke thënë se ata kanë dështuar përballë studentëve. Sipas Selmanit, studentët sot po realizojnë në rrugë atë që profesorët nuk arritën ta bëjnë në universitete. Selmani apeloi që protestat e studentëve të mos përbuzën, duke theksuar se ata janë e ardhmja dhe vetë shteti.
“Në shenjë proteste apeloj të gjithë intelektualët,të gjithë mësuesit, të nderuarit të heqin kollaret sepse ne nuk e meritojmë për këtë kohë sepse nuk ja arritëm qëllimit, sepse fëmijët tanë nga momenti që dolën në rrugë nuk kemi për çfarë të mburremi. Sot, unë ndjej dhimbje sepse do të ndjehem moralisht më i dobët kur të dalë para auditorëve sepse atë që nuk e realizuam nëpër auditorë sot studentët tanë e realizojnë në rrugë. Prandaj, asnjëherë nuk do të jem pjesë e kollarit dhe shpresoj që këto do të jenë dy segmente që asnjë intelektualë e asnjë shqiptar nuk do të ketë element të mnurret me të drejtat kombëtare. Për sa ne trajtohemi pakicë, për sa ne nuk jemi pjesë e sovranit nuk na përmban asnjë element për tu mburr që jetojmë në këtë shtet. Këto janë dy mesazhe që çdo kush para se të përbuz studentët të mendoj mir, qartë sepse ata janë fëmijët tanë, ajo është ardhmëria jonë, ajo është shteti”, tha Bashkim Selamani, profesor universitar.