Banesat bëhen luks – Qytetarët: Duhet të jesh milioner për të blerë

Çmimet e banesave në Shkup shënojnë rritje të vazhdueshme. Qytetarët ankohen se blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

“Unë jetojë në shtëpi, kush ka rreth njëzet milionë euro mund ta blejë, ne nuk mundemi.” – qytetar.

“Çmimi i metrave katrorë në Shkup është kaq i lartë, sepse në përgjithësi dihet se përmes zgjerimit të ndërtimit po pastrohen paratë e mafias dhe ndër të tjera njeriu i zakonshëm, punëtori i zakonshëm nuk blen më 3 mijë euro për metër katror,” tha një qytetar.

“Nuk jemi të kënaqur, nuk ka për të ndryshuar, po ndërtohet shumë dhe është shumë e shtrenjtë për popullin tonë,” tha një tjetër qytetar.

Sipas agjencive për patundshmëri çmimet e banesave në Shkup dhe në qytetet tjera janë rritur 50% dhe arsyet kryesore për këtë janë rritja e kostos së ndërtimit dhe inflacioni.

“Personalisht mendoj se çmimet do vazhdojnë të rriten, ndoshta jo me të njëjtin intensitet si me parë, por mendoj se do të rriten sepse ende kemi inflacion, dhe normalisht kur çmimi i naftës ose vajit dhe produkteve bazë rritet atëherë rriten çmimet ne përgjithësi,” deklaroi Frosina Ushllinovska, Konsulente.

Sipas Ushllinovskës në Shkup në çdo lagje çmimi për metër katror është i ndryshëm.

“Çairi, atje çmimi i një metri katror është më shumë se 1100 euro për ndërtesat e vjetra ,ndërsa të rejat janë rreth 1300 euro , ndërsa per Autokomand dhe Maxhari aty shkon nga 1400-1500 e me lart, kemi ndërtime të reja në Maxhari ku çmimi është 1700 euro për meter katror ,në East Gate aty kemi ndërtime të reja me 1900 euro për metër katror kështu që vërtet ka rritje në atë pjesë, ndërsa në Qendër çmimet e banesave janë mbi 2000 euro. Kemi çmime prej 3000 dhe 3500 e lartë, në Karposh dhe Aerodrom rreth 2400-2500 euro për metër katror.” – Sinkron- Frosina Ushllinovka , Konsulente.

Sipas Bankës Popullore në tremujorin e parë të këtij viti çmimet e banesave në Shkup janë rritur me 16,7% në bazë vjetore dhe me 0,1% në bazë tremujore, duke treguar një rritje më të moderuar krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar, rritja e çmimeve ka qenë dukshëm më e lartë: në tremujorin e parë 19,5%, në të dytin 19,9%, në të tretin 25,1% dhe në të katërtin 25%.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo