Dihet së në epokën moderne ,udhëheqësit autoritar shpesh vijnë në pushtet nëpërmjet zgjedhejve .Pastaj ata gradualisht çmontojnë mekanizmat e kontrollit , dobësojnë vullnetin e popullit. Për mos tu larguar nga pushteti ata përdorin shtypje të dhunshme.Regjimet autokratitike janë kalbëzim sistemi. Për dikë që kërkon një rrugë të shkurtër karriere, mund të duket si një mundësi e shkëlqyer, kurse për demokracinë , si një shenjë shumë e rrezikshme…
Skënder MULLIQI
Shumë shpesh flitet dhe shkruhet për autokratet.Pse? Sepse shumë të zeza iu kan shkaktur njerëzimit në etapa të ndryshme historike, por edhe sot.Regjimi diktatorial i ka njerëzit e vet, duke filluar nga nëpunësit e zakonshem , të ciët janë njerëz të frustruar për karrierë , të cilët bëhën mbeshtetës të udhëheqësve autoritar.Autokratet nuk mund të sundojnë vetëm.Ata kanë njerëzit të cilët i zbatojnë urdhërat e tyre më përpikëmëri .Oligarkët si zakonisht I përmbajnë regjimet autokratike , ne Rusi , Vlladimir Putinin, në Serbi, Aleksander Vuqiqin dhe deri dje sa ishte në pushtet edhe , Viktor Orbanin e Hungarisë.Secili dictator për ta ruajtur pushtein despotic dhe tiranik përdorë çdo metodë të shtypjës, se vetëm elita nuk është e mjaftueshme për udhëheqësit autoritarë.Ata për të mbajtur pushtetinh bëhën agresiv edhe ndaj fqinjve, duke i kërcënuar për pushtim.Kata formojnë rrjete të posaqme të çdo kategorie servilesh, të cilët bëjnë punë të ndyta propagndash për padronët e tyre mizor.Fatkeqësisht edhe shqiptarët nuk janë liruar në tërsi nga kjo logjikë e mbrapsht e sundimit mbi masat e gjera.Gjithë këtë luftë politke duhet shikuar edhe nga ky kënd në Kosovë.Po përdorën mjete të njejta të regjimeve të shekulit të kaluar për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Mendohet së shumë shpesh se elitat mbeten bisnike ndaj udhëheqësve autoritarë.Aspak vemëndje nuk i kushtohet njerëzve të cilët janë poshtë tyre , të cilët përdorën sa për justifikim për të mbetur në pushtet.Këta regjime shumë ju kan sjellë dëme popujve , edhe shqiptarëve, të cilët kanë vuajtur në të dyja anët e kufirit më dekada më radhë.Por që shumë njerëz përparimtar nuk ju ka nënshtruar këtij regjimi , I cili ka preferuar fanatizmin ideologjik, frikën dhe përsekutimin.Ata kanë luftuar pa u ndalur edhe pse të përsekutuar rënd për realizimin e idealeve kombëtare.Kjo sikur është harruar nga elitat tona politike .Autokratët shkelin më dy këmbët të gjitha rregullat shoqërore dhe madje edhe rregullat morale.Njerëzit më logjikë të tillë janë shumë të rrezikshem për lirinë dhe demokracinë. Ata që sot aspirojnë të bëhen autokratë janë ekstrem ose bëjnë ndëshkime brutale për të zbatuar vullnetin e tyre. Ata gjejnë njerëz të frustruar më një intelegjencë të ulët ose mesatare, të cilët në thelb janë idiot.Mediokritet i bashkangjiten regjimeve të tilla brutale dhe antinjërzore.Këta nuk mendojë më shumë veq të kryejnë detyrat e përditshme të padronëve të tyre për të kryer akte të ndryshme të dhunës dhe vrasje.Bota shqiptare duhet të lirohet nga kjo logjikë përgjithmonë , sa nuk është bërë vonë .Një model i tillë I tejkaluar për të qeverisur nuk i duhet askujt sot në Kosovë dhe shqiptarëve përgjithësisht.Dihet së në epokën moderne ,udhëheqësit autoritar shpesh vijnë në pushtet nëpërmjet zgjedhejve .Pastaj ata gradualisht qmontojnë mekanizmat e kontrollit , dobësojnë vullnetin e popullit. Për mos tu larguar nga pushteti ata përdorin shtypje të dhunshme.Regjimet atokratitike janë kalbëzim sistemi. Për dikë që kërkon një rrugë të shkurtër karriere, mund të duket si një mundësi e shkëlqyer, kurse për demokracinë , si një shenjë shumë e rrezikshme…